Shqipëria luan historinë. Kuqezinjtë përballen me Spanjën, në ndeshjen e fundit të Grupit B.
Një fitore e mundshme, do të afronte Kombëtaren shqiptare, me kualifikimin për në fazën e 1/16-ve, në Europian, që do të ishte rezultat historik, pasi nuk është regjistruar asnjëherë.
Përballë do të jetë një kundërshtar shumë i vështirë si Spanja, me të cilët nuk njohim fitore dhe as barazim në tetë ndeshje, ku Shqipëria ka humbur gjithmonë.
Në Dusseldorf, pritet të jetë një ndeshje e bukur dhe e luftuar, në një stadium të mbushur nga tifozët kuqezi.
Pak minuta para fillimit, trajnerët kanë zbuluar edhe titullarët e kësaj sfide. Ky takim do të transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan.
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Strakosha, Mitaj, Gjimshiti, Ajeti, Balliu, Asllani, Ramadani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.
SPANJA: Raya, Grimaldo, Laporte, Vivian, Navas, Merino, Zubimendi, Oyarzabal, Olmo, Torrres, Joselu.






/ tvklan.al