Ndeshja hapëse ndaj Italisë, ka pasoja përtej humbjes pasi UEFA ka nisur procedimin disiplinor Shqipërisë.
UEFA ka ngritur akuza ndaj tifozëve shqiptarë për hedhjen e sendeve, përdorimin e mjeteve piroteknike, hyrjen pa leje në fushën e lojës dhe përhapjen e mesazheve provokues.
Një zëdhënës i UEFA tha se në ditët në vijim, Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës do të merret me akuzat ndaj Shqipërisë.
Gjatë ndeshjes, tifozët shqiptarë kanë ndezur një tymuese. Pak para përfundimit të ndeshjes, një tifoz hyri në fushë me flamurin shqiptar.
Përveç kësaj, sipas UEFA-s, në tribuna valëviteshin disa flamuj të “Shqipërisë së Madhe”, objekt i ndaluar për aktivitetet sportive./tvklan.al