Spanja dhe Gjermania do të përballen pasditen e sotme në ndeshjen e parë të çerekfinales së këtij kampionati. Në këtë ndeshje do të përballen dy favoritët kryesorë të turneut për shkak të nivelit të lartë të lojës që po demonstrojnë duke bërë që kjo sfidë të konsiderohet gjerësisht si finalja e parakohshme. Të dyja skuadrat janë më të suksesshmet në këtë kompeticion, me 3 tituj.
Spanja vjen si favoritja kryesore e turneut pasi fitoi 3 ndeshjet e fazës së grupeve pa pësuar asnjë gol. Ndërsa Gjermania arriti të kalonte si e para në grup pasi fitoi 2 ndeshjet e para dhe barazoi të fundit me gol në minutën e fundit.
Por ndeshja e orës 18:00 do të jetë sfida e lojtarëve të së ardhmes. Të dy kombëtaret kanë futbollistë të rinj që janë pjesë kyçe për ekipet e tyre dhe po bëjnë një turne të mrekullueshëm. Tek Spanja, Nico Williams dhe Lamine Yamal, dy sulmues krahu shumë të shpejtë po shkaktojnë probleme të mëdha për mbrojtësit kundërshtarë.
Ndërsa Gjermania ka Jamal Musiala dhe Florian Wirtz, dy organizatorë me prekje të shkëlqyer dhe të suksesshëm në zonën rivale. Spanja ka arritur fitore të mëdha kundër gjermanëve, si ajo në finalen e Europianit 2008 me golin e Fernando Torres, goditja me kokë e Puyol në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2010 në Afrikën e Jugut, apo 6-0 dërrmuese në Ligën e Kombeve 2020.
Historia do të luhet për të paktën 90 minuta për t’u përqëndruar tek sfida që do të jetë tregues i qartë se cila skuadër do të jetë madje favorite për titullin kampion.
Tv Klan