Këngëtari Vlashent Sata, zbuloi se sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, e bëri të rikthehet të shikojë futboll.
Në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, Sata foli edhe për ndeshjen mes Gjermanisë dhe Danimarkës, ku theksoi se mendon që arbitri ndihmoi “pancerat”.
“Ai që më ka kthyer të shikoj futboll, është Armando Broja. Unë nuk jam njeri që bëj komplimente,. Modric, Yamal dhe Broja më kanë rikthyer te shikoj futbollin.
Danimarka ishte shumë mirë në pjesën e parë ndaj Gjermanisë. Ishte e ndezur, pastaj u ndez Gjermania pas golit të parë.
Arbitri e mbajti pak me hatër Gjermaninë. E kapën me dorë në pjesën e parë dhe nuk dha penallti. Mu duk një lloj padrejtësie. Mu duk si një prekje me dorë që duhej penallti ndaj Danimarkës.”, deklaroi Sata.
/tvklan.al