Vendimi i Bankës Qendrore Amerikane Federal Reserve për të rritur normën e interesit bazë për fondet federale me 0.25% për herë të parë që nga viti 2006 ka ndikuar tek bursat, të cilat nuk e kanë pritur mirë këtë surprizë.

Vendimi vjen teksa politikbërësit në fushën e ekonomisë po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së masave të marra deri tani, që ndonëse kanë ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike nga ana tjetër kanë rritur deficitin buxhetor në shumë vende.

Ndaj vendimi i Bankës Qendrore Amerikane jep mesazhin e kthimit në biznes si zakonisht, por kjo është e vështirë.

Prestigjiozja Bloomberg thotë, se kriza nuk është kapërcyer edhe tregjet janë akoma të brishtë.

Në fakt vala e parë e frikës u pa në bursa, pikërisht të enjten, kur indekset kryesore në tregjet më të mëdha pësuan rënie të ndjeshme përfshirë edhe naftën edhe arin, por me rritjen kësaj norme Fredreal Reserve synon edhe të forcojë kartëmonedhën e gjelbër, kjo pati rezultat të menjëhershëm.

Euro ra në pikun më të ulët në këto muajt e fundit kundrejt monedhës amerikane, duke u këmbyer me 1.34 dollarë./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle