Monedha e përbashkët euro arriti të vlerësohej sërish ndaj dollarit amerikan duke shënuar nivelet më të larta të 4 javëve të fundit. Rezerva Federale Amerikane theksoi se do të rrisë normat e interesit për dollarin amerikan vetëm gradualisht, gjë që do të thotë se normat mund të rriten fillimisht me 0.25% për muajin gusht, ndërkohë vëmendja e investitorëve mbetet e përqëndruar në të dhënat e punësimit për muajin prill në Shtetet e Bashkuara dhe nëse treguesit nuk do të jenë në linjë me parashikimet e analistëve, atëherë monedha amerikane mund të vihet nën presion të madh. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor leku është vlerësuar sërish ndaj dollarit amerikan ndërkohë që ka humbur pak terren ndaj euros. /tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!