West Hem duket se ka dal nga gara për të firmosur me Armando Brojën. Skuadra angleze ka shfaqur tashmë interes për Georges Mikautadze. Sensacioni i kampionatit Europian ka tërhequr vëmendjen e ekipit të Premier League, me David Moyes që e konsideron si goditje të mirë për ta pasur në ekip sezonin e ardhshëm.
Me tre golat e tij me Gjeorgjinë, ai ndihmoi kombëtaren për të qenë pjesë e raundit të 1/8-ave, ndërsa fundi i kompeticionit pritet të sjell edhe ndryshimin e skuadrës.
Pasi shënoi 14 gola në Ligue 1 për Metz sezonin e kaluar, sulmuesi ka shënuar tre gola dhe një asist në Kampionati Evropian dhe aktualisht po udhëheq garën e Këpucës së Artë.
Oferta e West Ham thuhet se është shumë më e lartë se kërkesa e klubit francez prej 20 milionë eurosh. Klubi anglez, do të përballet me konkurrencën nga Lens dhe Monaco, të cilët kanë gjithashtu interes për 23-vjeçarin.
Klan News