Ivan Perisiç parashikon një përballje të fortë kundër Shqipërisë. Mesfushori i krahut është gati për këtë takim të rëndësishëm dhe sipas tij, humbja duhet shmangur.
Në një intervistë për TV Klan, 35 vjeçari analizon përballjen me kuqezinjtë.
Ivan Perisiç, mesfushori i Kroacisë: I njoh lojtaret shqiptarë. Kam luajtur me Manajn në Itali. Shqipëria është një skuadër e re, e fortë dhe ata kanë dëshirë që të bëjnë diçka të rëndësishme në europian. Në këtë ndeshje ajo që ka rëndësi është vetëm fitorja. Një ekip nëse humbet, 99% ka përfunduar. Do të përpiqemi të luajmë lojën tonë, për të marrë një rezultat pozitiv.
Perisiç tha se ai ka parë disa ndeshje të kuqezinjve dhe është i paduruar të zbresë në fushë.
Ivan Perisiç, mesfushori i Kroacisë: Pika më e fortë e Shqipërisë është skuadra. Keni bërë mirë në kualifikuese, jeni të fortë, por edhe ne jemi Kroacia. Do të jetë një atmosferë e bukur, pasi ka shumë kroatë që jetojnë në Gjermani, ashtu si edhe shqiptarë.
Lojtari i Hajdukut e ka rigjetur formën e tij optimale pas një problemi fizik.
Klan News