Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur gjatë foltores me demokratët e Kamzës se borxhi i Shqipërisë po i afrohet 100%.

Lideri historik i demokratëve tha se gjatë qeverisjes së tij borxhi u rrit me vetëm 4.3%, ndërsa në qeverisjen e Ramës 7% vetëm gjatë periudhës 2019-2020.

Berisha u shpreh se me Eurobondin që pritet të marrë Shqipëria prej rreth 700 milionë Eurosh, çdo qytetar do të duhet që të paguajë 1200 euro taksa shtesë.

“E kemi dorëzuar në Shtator të vitit 2012 me një borxh 62.6%. E morëm me 58.4% dhe e dorëzuam me 62. Por me rritje 4% të borxhit ia dolëm të dyfishojmë, rrogat dhe pensionet. Ia dolëm të ndërtojmë nga Vermoshi në Konispol 11 300 kilometra rrugë, qindra kilometra autostrada. Ia dolëm të ndërrojmë mbi 1300 shkolla, kopshte objekte arsimore. Mbi 11 impiante të përpunimit të ujërave të zeza. Megjithatë borxhi u rrit gjithsej 4.3%. Ku jemi sot. Vetëm nga 2019-2020 borxhi është rritur me 7%. Kurse nga 2013 borxhi ka arritur miqtë e mi po i afrohet 100%. Me faturën e fundit 720 milionë euro çdo qytetar shqiptar do të detyrohet të paguajë taksa të paktën 1200 euro shtesë. Çfarë ndodh kështu? Ku janë ku shkuan këto miliarda Euro që u morën borxh? A u ndërtuan rrugë? 34 kilometra rrugë autostradë anë ndërtuar dhe ato gjysma kanë qenë të ndërtuara para 2013”, tha Berisha./tvklan.al