Erisa Zykaj: Shtohen eurodeputetët që dënojnë bojkotin e opozitës në Shqipëri. Pothuajse nga të gjitha grupimet politike në Parlamentin Evropian konsiderohet se bojkoti nuk është demokratik, pengon procesin e liberalizimit dhe gjithashtu jep një imazh negative të vendit. Po të marrim të dyja grupimet më të mëdha politike, të djathtën dhe të majtën, nga e djathta konsiderohet se është absurde se si një opozitë bojkoton parlamentin, ndërkohë që nga ana e majtë thuhet se, për të zgjidhur këtë çështje do të organizohet një takim në Tiranë.

Joseph Daule: “Është e vështirë për të ndërtuar demokracinë. Është një proces formimi dhe në shumë vende që kanë njohur komunizmin, është shumë e vështirë për të mësuar se ç’është demokracia e vërtetë. Demokracia e vërtetë është që opozita të bëjë punën e vetë, të bëjë propozimet e veta dhe të përgatisë të ardhmen, pasi opozita një ditë mund të vijë në pushtet, siç ndodh shpesh në vendet europiane. S’duhet bojkotuar, bojkoti s’ekziston në demokraci. Kur zgjidhesh nga populli dhe qytetarët, ke një përgjegjësi dhe duhet të përgjigjesh për këtë”.

Jeklo Kacin: “Ka shumë për të bërë për liberalizimin e vizave, kështu që nevojiten të gjitha partitë. Bëhet fjalë për një çështje që prek të gjithë vendin dhe jo vetëm koalicionin qeveritar. Kështu që të gjitha partitë e pozitës, opozitës dhe shoqëria civile, duhet të përfshihen në të ardhmen evropiane të vendit. Është një proces pjekurie të bëhesh gati për anëtarësimin, ndaj unë do shfrytëzoja rastin që t’i bëj thirrje kolegëve në Shqipëri që të kthehen në parlament, të marrin pjesë në jetën politike te vendit, për të përmirësuar dhe shpjetuar procesin e demokratizimit të vendit dhe të anëtarësimit”.

Martin Schulz: “Jam i shqetësuar për situatën në vend dhe mendoj se qeveria dhe opozita janë në pozitë të vështirë.”

Erisa Zykaj: Të dyja? Pse?

Martin Schulz: “Vendi ka nevojë për zgjedhje të forta dhe duhet të ketë një perspektivë europiane  dhe për këtë perspektivë europiane duhet që të gjitha partitë në vend të gjejnë një zgjidhje të përbashkët. Ajo që bisedova me kryetarin e Kuvendit është se ç’mund të bëjmë ne si Socialistë Evropian. Diskutuam për disa refleksione të përbashkëta, por siç u mora vesh edhe me kryetarin nuk dua t’i bëj publike”.

Erisa Zykaj: Por ju do t’i influenconi socialistët shqiptarë apo jo?

Martin Schulz: “Nuk më takon mua që të influencojë deputet apo liderë të një partie për çështje të brendshme. Unë e informova kryetarin e Kuvendit se socialistët po përgatisin një konferencë në Tiranë për situatën në Ballkan, ku ne do të flasim për situatën në Shqipëri dhe të majtët shqiptar në këtë konferencë”.

Erisa Zykaj: “A është e vërtetë që mungesa e opozitës është problematike jo vetëm për procesin e Asociim dhe stabilizimit, por edhe të liberalizimit të vizave?

Gabriele Albertini: “Ekzakt, por përveç kësaj, më rezulton se ka një problem midis ndarjes së pushtetit legjislativ, pushtetit gjyqësor dhe të atij ekzekutiv. Magjistratura është shprehur mbi ankesat që janë prezantuar nga opozita, lidhur me kushtet në të cilat janë zhvilluar zgjedhjet dhe rezulton se parregullsitë e raportuara nga opozita nuk janë të dokumentuara, si rrjedhim pushteti politik nuk mund të pushtojë vendin e gjyqësorit, kur ky i fundit e ka dhënë vendimin e tij. Nëse bëhet kjo atëherë kjo do të thotë cenimi i shtetit të së drejtës, që sjell largimin e vendit nga vlerat dhe mekanizmat evropian”./tvklan.al