Në Gjermani mbahen sot zgjedhjet federale.
Kancelarja Angela Merkel shihet si e favorizuar për të marrë një mandat të katërt, duke e mbajtur kështu Partinë e saj Kristian Demokrate (CDU), si partinë me prezencën më të gjerë në Bundestag -un gjerman.
Partneri në koalicion i CDU, SPD është kundërshtari kryesor. Ekstremi i djathtë, AfD pritet që të marrë për herë të parë poste në parlament.
Qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 18:00.
Exit polls
e para pritet që të dalin pak kohë pas përfundimit të votimeve.
Zgjedhjet shihen si të rëndësishme pasi mund të çojnë në futjen e 6 partive në Bundestag, Parlamenti kombëtar i Gjermanisë, për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore.
Një rezultat i tillë, thekson BBC, do të ishte një ndryshim i rëndësishëm në koalicionin aktual qeverisës.
Martin Schulz, lideri i Social Demokratëve (SPD) dhe ish – Presidenti i Parlamentit Europian, është rivali më i fortë për kancelar i Angela Merkel.
Megjithatë, me një eksperiencë 12 vjeçare në zyrë, Merkel pritet që ta mbajë postin e saj edhe për 4 vitet e ardhshme./tvklan.al