Europa League, ngriti siparin këtë të mërkurë, me dy ndeshjet e para, që prodhuan 10 gola.

Holandezët e AZ Alkmaar triumfuan me rezultatin 3-2 ndaj Elfsborg, në një sfidë ku drejtësinë e vendosën arbitrat shqiptarë.

Kryesori Juxhin Xhaja, madje nxori edhe një karton të kuq për lojtarin e Elfsborg, Holfmen në minutën e 86-të.

Në sfidën tjetër, norvegjezët e Bodo/Glimt bënë surprizën në shtëpi, duke mposhtur me rezultatin 3-2 Porto-n. Për vendasit shkëlqeu në këtë takim ish-sulmuesi i Milanit, Jans Peter Hauge, me dopietë golash dhe një asist.

Vlen të përmendet, se ashtu si Champions-i edhe Europa League, do të jetë me format të ri nga ky sezon.

Ndryshe nga edicionet e kaluar, nuk do të ketë më fazë grupesh, por me formatin e ri, do të jenë 36 ekipe, në formën e një kampionati.

Të gjitha skuadrat do të luajnë nga tetë ndeshje secila, katër në shtëpi dhe katërt jashtë.

Tetë skuadra e renditura në fillim, do të kualifikohet për në fazën e 1/16-ve, ndërsa ekipet që renditen nga vendi i nëntë deri te vendi i 24-t, do të duelojnë në një fazë “play off”, për të siguruar kalimin më tej. /tvklan.al