Skënderbeu ka prezantuar afrimin e parë në këtë merkato dimri. Korçarët njoftuan transferimin e mesfushorit portugez, Paulo Estrela.

Futbollisti 25-vjeçar vjen nga Portugalia, aty ku ka dalë nga të rinjtë e Portos, ndërsa në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e Portimonense.

Estrela ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ka firmosur për dy vite e gjysmë me klubin bardhekuq.

“Paulo Estrela zyrtarisht bardhekuq! Mesfushori portugez ka arritur marrëveshjen për 2.5 vite me klubin dhe është zyrtarisht lojtar i Skënderbeut.

25-vjeçari me një të kaluar tek FC Porto dhe Portimonense SC në Superligën Portugeze, ka kryer paraditen e sotme testet mjekësore dhe është bashkuar me grupin në seancën stërvitore”, thuhet në njoftimin e Skënderbeut.

/tvklan.al