Lajme Arkiva 2003
Të rinjtë socialistë kërkojnë reforma në arsim dhe liberalizim të universiteteve, kjo kërkesë e tyre është dëgjuar tre vite më parë, gjithçka për ti dhënë më shumë mundësi rinisë shqiptare për tu shkolluar brenda vendit.
Eurosocialistët kërkojnë heqjen e konkurseve dhe futjen si kriter pranimi të notës mesatare gjatë shkollës së mesme të gjuhëve të huaja të mbrojtura nga nxënësi dhe pjesëmarrjes së tij në olimpiada. Sipas tyre fatet e rinisë shqiptare të mos mbeten në dorë të një konkursi.
Gjergji Koja: nuk po kërkojmë dhe nuk do të kërkojmë universitete me dyer të shqyera që të hyjë kush të dojë pavarësisht nga kualiteti. Jo! Ne kërkojmë nga qeveria që kriteri absurd dhe siç tregoj koha aspak realist i konkursit për pranimin në universitet të zëvendësohet me kritere të tjera shumë m objektive dhe që garantojnë një garanci shumë më të lartë të studentëve që do të kalojnë portat e universiteteve.
Eurosocialistët janë mbështetur edhe nga rektori i universitetit i cili u shpreh se gradualisht mund të liberalizohen pranimet në universitetet e rretheve e më pas në disa degë në kryeqytetin me kërkesa të mëdha.
Shezai Rrokaj: Nuk duhet të kemi keqkuptime, liberalizim nuk do të thotë pranim i lirë. Domethënë ne kemi mundësi si universitete që ti përgjigjemi asaj dëshire që ka shoqëria shqiptare që me kushtet që ne kemi me stafin që ne kemi, me ambientet që ne kemi tu ofrojmë fëmijëve tanë, fëmijëve shqiptarë të drejtën e shkollimit.
Iniciativa e të rinjve eurosocialist ka gjetur mbështetje përveç unionit studentor demokrat edhe të dekanit të Fakultetit Ekonomik./tvklan.al