Të ftuarit e parë të Viola Spiros janë ish-futbollisti Florian Riza, gazetari Elert Yzeiri, ish-futbollisti Matko Djarmati, trajneri Erion Xhafa.

Viola Spiro mori një mendim të parë të ftuarve për ndeshjen hapëse të EURO 2024, Gjermani- Skoci.

“Gjermania ishte spektakolare, dhe në pjesën e dytë konsolidoi fitore dhe mbetet ekipit për tu mundura”- tha Florian Riza

Elert Yzeiri: Ka futbollistë të rinj dhe është dukur dora e trajnerit duke i dhënë një “fytyrë” të re ekipit.

Trajneri Xhafa: Statistikat pozitive për gjermanët janë në përputhje me lojën e ekipit gjerman, ishte një lojë agresive nga gjermanët të cilët nuk lejuan shpërqendrim në pothuaj asnjë moment.

 Për sa i përket ndeshjes së Kombëtares sonë, të ftuarit e Viola Spiros thanë se euforia dhe gëzimi i tifozëve tanë është i justifikuar dhe ranë dakord se ekipi ynë kombëtar është i maturuar dhe tregon se skuadra është e përqendruar maksimalisht tek ndeshja.

Ish-futbollisti kroat Djarmati, i natyralizuar si shqiptar, tha se është i mahnitur nga atmosfera e mrekullueshme e krijuar nga tifozët shqiptarë dhe nga fryma pozitive që ka krijuar Kombëtarja në vendin tonë dhe që është kthyer  në kryefjalën e këtyre javëve.

Matko Djarmati: “Besoj se ndeshja me shumë mundësi mund të dalë barazim dhe pse jo ndonjë fitore minimale për Shqipërinë.”


/tvklan.al