Marina dhe Getoar Selimi u bekuan ditën e djeshme me një vogëlushe, të cilën zgjedhën që ta pagëzojnë me emrin Marget, një bashkim emrash ky i dy prindërve të bebushes.

Teksa të gjithë janë gjithë sy e veshë tek çifti, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca kanë reaguar për ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre përmes një postimi në Instagram.

“Faleminderit Zotit që na bekoi me një ëngjëll si ti, Jeta jonë. MARGET SELIMI”, ka shkruar reperi krahas fotos emocionuese të duarve të Marinës, Getit dhe bebushes së tyre.

Të përfshirë në gëzimin e çiftit janë familjarë, miq, kolegë dhe fansa të tye, të cilët kanë uruar publikisht për ardhjen në jetë të fëmijës së çiftit të njohur të showbiz-it./tvklan.al