Në emisionin “Kampionët”  aktori Gent Zenelaj u fokusua tek ndikimi i tek të rinjtë i dy yjeve të La Roja-s, Yamal dhe Williams. Sipas tij ata të dy kanë bërë një PR mjaft të mirë për brezin e ri që shikojnë bashkëmoshatarët e tyre të realizojnë ëndrrat.

Zenelaj: Nico dhe Yamal i kanë bërë një PR të mrekullueshëm futbollit. Shumë të rinj e shikojnë se e kanë shumë afër ëndrrën për të luajtuar në ekipin e parë. Në aspektin e realizimit të ëndrrave. Flitet për dy të rinj që kanë kaluar superstarët. Unë e shoh tek djali im. Flitet për ata të rinj sepse është një PR i jashtëzakonshëm.

 

Peço: Është e vërtetë që ka pak lojtarë të rinj që luajnë në këto nivele në moshë të re, janë të veçantë. Gati e paimgjinueshme. Nuk është normale që në atë moshë Yamal bën një lojë të tillë, është një lloj fenomeni. Nuk dua ta krahasoj me Ronaldon dhe Messin. Në Europë, brezi i ri ndodh që të heqin dorë nga futbolli. Lojtarët sot nuk kanë atë instiktin e rrugës. Prodhohen në “laborator”, kanë identitetin që do t’i jap ekipi. Ky është një problem i madh. Nuk krijohen më futbollistët “në rrugë”. Shumë gjëra bëhen në planin taktik. Filozofia e driblimit, i hiqet fantazia pasi bëhet një lloj futbollisti i “robotizuar”. Shpresoj që të bëhen një shembull i mirë për të rinjtë, që t’i largohen teknologjisë, të ketë më shumë terrene sportive ku të luajnë të rinjtë. Jo vetëm në fusha me tartan dhe bar artificial

Erion Bogdani: Ka vend në Shqipëri për të tërhequr talentet e rinj. Fjala kryesore tek futbolloi është përqendrimi. Sidomos në kampionatet që ka shumë ndeshje. Të rinjtë duhet të kenë shumë ekuilibra, mos të ndjekin shumë teknologjinë. Mungon, po mungon futbolli i rrugës. Yamal dhe Willimas janë dy yje të këtij europiani por duhet të jemi të kujdesshëm me krahasimet sepse janë ende të rinj dhe të shohim performacën e tyre në kompeticionet në vijim.