Ish-sulmuesi i Kombëtares, Erjon Bogdani, mendon se Spanja e meritoi fitimin e Europianit.

Në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, Bogdani deklaroi se iberikët u treguan një skuadër kompakte. Sipas tij, skuadra e De La Fuente-s, vuajti pak vetëm ndaj Gjermanisë.

“Spanja e meritoi ta fitonte këtë Europian. Kishin një mesfushë, që jo vetëm mbanin topin, por edhe shënonin gola. Shënuan Rodri, Ruiz dhe Olmo. Me Williams dhe Yamal, u treguan një skuadër kompakte.

Dominuan ndaj të gjitha skuadrave dhe fituan. Vuajtën vetëm pak ndaj Gjermanisë. Të gjithë këtu në studio mendojnë se Spanja meritonte ta fitonte këtë Europian.”, deklaroi Bogdani. /tvklan.al