Një familje shqiptare që jeton në Vallefoglia të Italisë ka rezultuar e infektuar me koronavirusin Covid-19.
Familja prej 4 anëtarësh, nëna, babai dhe dy fëmijët, kishin qenë për pushime në Shqipëri. Pas kthimit në Itali, ata ju nënshtruan testeve të Covid sipas rregullave të përcaktuara nga autoritetet italiane.
Rezultatet mjekësore treguan se të katërt anëtarët e familjes shqiptare janë të infektuar me covid. Por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk ka simptoma të sëmundjes dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Italia ka forcuar masat për qytetarët që hyjnë në territorin italian nga vendet e tjera me risk. Personat që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë i nënshtrohen testit të Covid-19.
Ndërsa ka bllokuar hyrjen e pushuesve nga Kroacia, Spanja, Franca dhe Malta pasi konsiderohen vende me rrezik për shkak të koronavirusit. /tvklan.al