Fanella që lojtari legjendar i bejsbollit, i New York Yankees, Babe Ruth veshi kur ai pati një nga garta më të famshe mund të shihet në ankand këtë muaj për 30 milionë dollarë.
Kjo do ta bënte atë fanellën më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në histori. Fanella me numrin 3 u vesh nga legjendari i bejsbollit kur pati ndeshjen kundër Chicago Cubs në Serinë Botërore në vitin 1932.
Babe Ruth 92 vitet e fundit është padiskutim shembulli për shumë lojtarë, të cilët përpiqen t’i ngjasojnë apo ta imitojnë.
“ ‘The Called Shot’ është ajo për të cilën ne po flasim pas pothuajse 100 vjet më vonë, është e pabesueshme,” tha për CNN, Chris Ivy, drejtor i ankandeve sportive të Heritage.
Ankandi do të zhvillohet nga data 23 deri më 25 Gusht dhe do të shfaqë në vitirnë kujtime të tjera historike sportive, duke përfshirë edhe një nga fanellat fanellat “Last Dance” të Chicago Bulls të Michael Jordan dhe një shkop të nënshkruar dhe të përdorur në lojë nga i madhi i bejsbollit Jackie Robinson.
Ofertat hapëse për fanellën “Called Shot” të Ruth kanë kaluar tashmë 14 milionë dollarë, pothuajse një javë përpara se ajo të jetë e disponueshme në ankand.
Në vitin 2019, një fanellë e Babe Ruth nga 1928-1930 arriti në 5.64 milionë dollarë në ankand, duke e bërë atë një nga pjesët më të shtrenjta të kujtimeve sportive të shitura ndonjëherë në atë kohë. Kjo fanellë theu rekordin e mëparshëm të një tjetër fanelle të Ruth-it, që arriti vlerën e 4.4 miliardë dollar.
Ndërkaq drejtuesit e ankandit shprehen optimistë për vlerën marramendëse për të cilën mund të blihet kjo fanellë.
“Duke pasur parasysh historinë e tij, mitologjinë e tij, ne presim që kur të vendoset oferta përfundimtare, ajo do të mbajë rekordin si koleksionisti sportiv më i shtrenjtë që ka kaluar ndonjëherë në bllokun e ankandit,” përfundoi drejtor i ankandeve sportive./tvklan.al