Ka një shprehje që thotë se “palltoja është veshja”. Sidomos në këto ditë të ftohta, s’mund të dalim nga shtëpia pa të! Ky vit sjell një sërë trendesh që jo vetëm janë të rehatshme e të ngrohta, por edhe shumë stil.
Cristian Dior dhe Isabel Marant kanë sjellë një mori dizenjosh të palltove që ‘hidhen krahëve’. Ato kanë një vibe historik të sjellë me detaje moderne.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/11/image-276.png)
Palltot lëkurë janë të domosdoshme në garderobë. Trend absolut i çdo viti!
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/11/image-277-1024x768.png)
Pallto-shall, është ky një tjetër trend për dimrin. Krijon siluetën perfekte!
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/11/image-278-1024x576.png)
Këto pallto si “xhup i hollë” janë stili më inovator. Tejet efektive kundër lagështirës!
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/11/image-279.png)
Kur shohim foton më poshtë, na vjen në mendje Victoria Beckham. Një ndër modelet më të bukura të palltove!
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/11/image-280-683x1024.png)
Printet e kafshëve s’mund të mungojnë, veçanërisht për vajzat e guximshme që duan të rrëmbejnë vëmendjen kudo shkelin.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/11/image-281.png)
/tvklan.al