Mbështetje më të madhe për të persekutuarit dhe të përndjekurit e regjimit totalitar. Ky ka qenë boshti i fjalimit të kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në një takim me zgjedhës në qytetin e Durrësit.
Mediu dhe anëtarë të tjerë të kryesisë së Partisë Republikane, ndër të cilët edhe Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, janë pritur në një mënyrë të veçantë nga qytetarët e Durrësit.
Fatmir Mediu: “Për shkak të besimit të tyre fetar, për shkak të besimit të tyre politik, për shkak të mospajtimit me diktaturën qindra dhe mijëra familje u persekutuan. Ne nuk mund t’i lëmë në harresë këto familje dhe absolutisht nuk bëjnë mjaftueshëm duke u dhënë atyre vetëm kompensimin financiar. Ky është detyrimi ynë, sepse është puna që ata kanë bërë, por ata duhet të jenë pjesë e jona, duhet të integrohen në të gjitha strukturat e administratës shtetërore, duhet të jepen shanset dhe mundësitë për zhvillimin ekonomik të familjeve të tyre ashtu siç duhet dhënë shans dhe mundësi edukimi dhe shkollimi, prandaj mendoj që ky është një moment shumë i rëndësishëm i reflektimit tonë të përbashkët që ata të gjejnë veten te kjo qeverisje që në mandatin e ardhshëm qeverisës të mos flasin më për kompensim, por të flasin për shtresat e familjeve të përndjekurve politikë tërësisht integruar në shoqërinë shqiptare”.
Në këtë takim janë prezantuar edhe kandidatët për deputet për qarkun e Durrësit./tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe