Ankimet e kandidatëve partiakë dhe subjekteve politike i dhanë fund ndryshimeve që iu bënë kodit zgjedhor në komisionin e reformës elektorale, por edhe pse palët kanë lënë të enjten si datën e fundit për të kaluar në tërësi të gjitha ndryshimet që iu bënë sërish përfaqësuesi i LSI, Braho, e ironizoi punën e këtij komisioni duke i cilësuar ndryshimet e bëra si kompromisi që penalizoi edhe emigrantët duke i hequr këtyre të fundit të drejtën për të votuar.

Fatmir Xhafa: “Mbaruam sot pjesën që ka të bëjë me ankimet, patëm debat për këtë çështje dhe përfundimisht do të ruhet niveli dyshkallësh dhe do të ruhet modeli që kemi pasur deri më sot, pra gjykimi me kolegj zgjedhor.”

Spartak Braho: “Emigrantët përfundimisht janë të përjashtuar ose u përjashtuan nga pjesëmarrja në votime në vendet ku ata banojnë. Padyshim është një padrejtësi e madhe që i bëhet tërë kësaj shtrese të rëndësishme të popullit shqiptar, shtresa aktive, shtresë, e cila nuk na duhet vetëm për të sjellë depozitat, por dhe për të marrë pjesë në zhvillimet politike të vendit”.

Tashmë i mbetet kuvendit që pas mbarimit të afatit të punës së komisionit më 14 Nëntor ta kalojë atë për votim.

Edhe pse një ndër kapitujt më të debatuar ai për administratën zgjedhore vazhdon të kundërshtohet nga disa parti të vogla të kryesuara nga LSI-ja./tvklan.al