Lajme Arkiva 2003
Është prezantuar sot Ministri i ri i Drejtësisë Fatmir Xhafa. Prezantimi është bërë nga zëvendës kryeministri Namik Dokle. Në prani të drejtorëve kryesore të ministrisë Dokle ka prezantuar Xhafën si një jurist të aftë dhe me eksperiencën e duhur, ndërsa vetë Ministri i Drejtësisë ka përmendur si prioritet ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës për Krime të Rënda.
Fatmir Xhafa: Dëshiroj të falenderoj, për nga radha nuk ka shumë rëndësi, por nga pikëpamja jo thjesht institucionale, kryeministri që më ka përfshirë në kabine, kolegët e mi që më kanë votuar, e konsideroj më shumë një përgjegjësi të cilën më duhet ta përmbush siç tha me të drejtë zoti zëvendës kryeministër, me sukses jo thjesht dhe vetëm pse duhet bërë detyra dhe duhet ushtruar përgjegjësia politike dhe institucionale, por edhe për fakti se ministria e drejtësisë ka një rol të rëndësishëm në procesin e reformave të mëdha që është përfshirë vendi dhe veçanërisht sistemi i drejtësisë.
I pranishëm në prezantim ka qenë edhe ministri i mëparshëm Peçi i cili i ka uruar punë të mbarë pasardhësit të tij./tvklan.al