Ministri Ulsi Manja thotë se sot është hapur një kapitull i ri për drejtësinë në Shqipëri. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Manja shkruan se ka nisur një projekt i binjakëzimit të Shkollës së Magjistraturës, në partneritet me Francën, Italinë dhe Holandën.

Sipas Manjës, ky projekt sjell standardet më të larta ndërkombëtare për trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj, teksa shton se është një hap i madh përpara në sistemin e drejtësisë.

“Sot hapëm një kapitull të ri për drejtësinë në Shqipëri! Me nisjen e Projektit të Binjakëzimit të Shkollës së Magjistraturës, në partneritet me Francën, Italinë dhe Holandën, po sjellim standardet më të larta ndërkombëtare për trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj. Drejtësia që duam kërkon përgatitje të shkëlqyer dhe transparencë – dhe ky projekt, i mbështetur nga Zyra e Delegacionit të BE-së është një hap i madh përpara”, shkruan Manja.


/tvklan.al