Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Anëtari i Partisë Demokratike në komisionin për reformës zgjedhore Fatos Beja, jep si rrugëzgjidhje për zhbllokimin e reformës zgjedhore, realizimin e një takimi ndërmjet sekretarit të përgjithshëm socialist Gramoz Ruçi me nënkryetarin demokrat Bamir Topi, për të gjetur një variant për rindërtimin e KQZ. Edhe pse është shtyrë afati i komisionit për reformën zgjedhore, demokratët nuk marrin pjesë në të pa u garantuar se socialistët do të pranojnë ndryshimin e anëtarëve të KQZ.
Fatos Beja: “Të mblidhen kryetarët e dy grupeve të ulen, të gjejnë formulën e përshtatshme, të arrihet kompromisi mbi një nga variantet që ofrojnë ekspertët, dmth. kjo është edhe rruga e zgjidhjes.”
Gazetarja: Po socialistët kanë bërë ftesë opozitës që të marrin pjesë në komision, si do veproni ju?
Fatos Beja: “Ne jemi gati që të marrim pjesë, prandaj votuam që të shtyhet, por të marrim pjesë të zgjidhim problemin e KQZ, të vazhdojmë me listat, të vazhdojmë me të gjitha problemet e tjera të kodit. Jemi plotësisht dakord.”
Ndërsa nga ana tjetër socialistët do të nisin punën e komisionit edhe pa demokratët. Kjo konfirmohet nga bashkëkryetari socialist Elmaz Sherifi. Komisioni do të zgjedh variante nga formulimet që do të sjellin ekspertët e OSBE-së./tvklan.al