Debatet politike për kushtetueshmërinë e qeverisë janë spekulative madje destruktive, kryeministri Fatos Nano deklarojë në mbledhjen e Komitetit të Politikave të Sigurisë, se në një kohë kur Shqipërisë i kanoset rreziku i akteve terroriste, sidomos pas ngjarjeve në Turqi, kjo për shkak të rreshtimit në krahë të vëndeve perëndimore në luftën kudër terrorizmit, qeverisë i duhet të përballet me një opozitë destruktive dhe me debate shterp të segmenteve politike që sponsorizohen nga njerëz të krimit të organizuar dhe trrafiqeve.

Fatos Nano: “Vetëm zhdukja e industrisë kriminale të gomoneve dhe skafeve, i ka kushtuar pronarëve dhe avokatëve të tyre në politikë një fitim vjetor të munguar prej 100 milionë dollarësh”.

Qëndrimin tim për krizën artificiale qeverisëse e kam shprehur ndaj Presidenit të Republikës dhe kryetarit të kuvendit tha kryeministri Nano, duke shpehur se në dy letrat e tij theksohet se faji qëndrron në vakumin e Kushtetutës.

Fatos Nano: “E vetmja gjë që nuk lejon Kushtetuta jonë është vakumi në drjtimin politik të ministrive, në realitet e vetmja gjë që na ndodh është vakumi. Ne zotërojmë argument ligjor tashmë të shprehur dhe të artikuluar sepse kjo ka ardhur si rezultat i deformimeve në zbatimin e Kushtetutës për shkak të ndërhyrjes së politikës në të”.

Qeveria nuk vëren regres as në rendin publik ku po luftohet për forcimin e shtetit ligjor dhe as në Ministrinë e Jashtme ku shkëlqejnë marrëdhëniet pozitive me ndërkombëtarët, sipas kryeministrit Nano. Madje institucionet ndërkombëtare financiare lajmërojnë për rritje të investimeve dhe të prodhimit të përgjithshëm bruto në vend sipas tij./tvklan.al