Këngëtarja me famë botërore, Demi Lovato është fejuar me aktorin Max Ehrich. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Demi përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar disa foto përkrah partnerit të saj nga ceremonia e fejesës e organizuar në bregdet.
Demi në postimin e saj shkruan se ajo është zyrtarisht partnerja e Max.
“Kur isha vajzë e vogël, babai im gjithmonë më quante partnerja e tij të vogël. diçka që mund të dukej e çuditshme, por për mua ka kuptim të përsosur. Dhe sot ajo fjalë ka kuptim të përsosur përsëri. Sot zyrtarisht jam partnerja e dikujt tjetër.
Më tej, Demi shton se që në momentin e parë që e ka takuar Max e ka dashur. Ajo kurrë më parë nuk ishte ndjerë e dashur pa kushte nga dikush.
“Unë e dija se të kam dashur në momentin që të takova. Ishte diçka që nuk mund ta përshkruaj. Kurrë nuk jam ndjerë aq e dashur pa kushte nga dikush në jetën time, përveç prindërve të mi. Ti kurrë nuk më bën presion të jem asgjë tjetër përveç vetvetes. Dhe ti më bën të dua të jem versioni më i mirë i vetvetes. Jam e nderuar të pranoj dorën tënde për martesë. Unë jam gati për të filluar një familje dhe një jetë me ty”./tvklan.al