Fëmijët që vetë-identifikohen si pjesë e një pakice seksuale dhe gjinore përfshirë homoseksualët, biseksualët dhe/ose transgjinorët, kanë më shumë të ngjarë të jenë obezë sesa bashkëmoshatarët e tyre.
Një studim zbuloi se fëmijët e pakicave seksuale dhe gjinore janë 64% më të rrezikuar ndaj obezitetit sesa të rinjtë heteroseksualë.
Studimi zbuloi gjithashtu se ky nëngrup i fëmijëve ka 3,5 herë më shumë gjasa të vuajnë nga një çrregullim i ngrënies së tepërt.
Pothuajse 12,000 fëmijë amerikanë me një moshë mesatare u pyetën: ‘A jeni homoseksual apo biseksual?’ dhe ‘A jeni transgjinor?’ nga studiuesit e Universitetit të Shërbimeve të Uniformuara të Shkencave të Shëndetit (USU) në Maryland, SH.B.A.
Ata u përgjigjën me njërën nga katër përgjigjet: ‘po’, ‘ndoshta’, ‘jo’ ose ‘Nuk e kuptoj’.
Një total prej 190 (1.6 përqind) u përgjigjën ose ‘po’ ose ‘ndoshta’ dhe u vendosën në grupin e Pakicës Seksuale dhe Gjinore (SGM).
Rreth një e katërta (24.7%) e 190 fëmijëve u përgjigjën po kur u pyetën për orientimin e tyre seksual ose gjinor, kurse shumica (75.3%) kanë thënë ndoshta.
Studiuesit, me lejen e prindërve dhe kujdestarëve të fëmijëve gjithashtu nuk gjetën asnjë lidhje mes Pakicës Seksuale dhe Gjinore dhe çrregullimeve të të ngrënit.
Për shembull, nuk kishte asnjë lidhje midis gjinisë ose identitetit seksual dhe anoreksisë ose bulimisë, por ekzistonte një rrezik 3.49 herë i rritur për një çrregullim të ngrënies së tepërt.
Pesë nga 190 fëmijët SGM (2.6 përqind) në studim vuanin nga një çrregullim i ngrënies së tepërt krahasuar me 129 nga 11,662 fëmijë jo-SGM (1,1 përqind).
Studiuesit gjithashtu bënë pyetje për të përcaktuar racën dhe statusin socio-ekonomik të familjes së fëmijëve.
Kjo zbuloi se fëmijët me ngjyrë, aziatikë dhe hispanikë kanë dy herë më shumë mundësi të jenë mbipeshe sesa bashkëmoshatarët e tyre të bardhë. /tvklan.al