Gazetarja Klodiana Lala thotë se në Shqipëri është në rritje numri i transgjinorëve që vijnë nga vende të ndryshme të botës për të ofruar shërbim seksual. E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Lala ka treguar një rast të pazakontë të një takimi mes një 60-vjeçari nga Italia dhe një transgjinori që kryente shërbime seksuale në Shqipëri, çështje që përfundoi në dyert e gjykatave.
Klodiana Lala: Një detaj që ka lënë pa fjalë edhe hetuesit lidhet dhe me transgjinorët. Ka pasur shumë transgjinorë që kanë ofruar shërbime seksuale. Ne kemi pasur një rastin e një italiani që është arrestuar bashkë me një shtetas nga Venezuela , të cilët arritën përmes një numri që ishte lënë në faqen konkrete të kishin kontakt, më pas ata patën problematika në dhomën që kishin lënë takimin.
Në rastin e transgjinorëve, nuk qëndrojnë për kohë të gjatë në Tiranë apo zonat bregdetare. Prostitucion që vjen, qëndron 3 apo 4 ditë sipas hetuesve. Në rastin e italiantit, e kam parë me shumë interes. Italiani ishte një 60-vjeçar i cili kishte ardhur më herët në Tiranë dhe tha që jam nisur për në Shqipëri për të pasur një marrëdhënie me një transgjinor. Të dy ishin nga vende të ndryshme dhe e kanë lënë takimin në Tiranë. Ky është fenomen shqetësues.
Është rast hetimor dhe ka pasur debat dhe në gjykatë, se ku do të vendosej personi që ofronte shërbimin. Nuk e ndante dot gjykata se si do ta klasifikonin, nëse do e dërgonin në burgun e burrave apo grave, nëse do të mbahej në masën e arrestit me burg. Ata dhunuan njëri-tjetrin dhe ndërhyri policia. Ka një shtim të numrit të transgjinorëve që kanë ofruar shërbime seksuale në Shqipëri.
/tvklan.al