Përhapen thashetheme se është transgjinore , Zonja e Parë Brigitte Macron ka fituar gjyqin për shpifje.
Dy gra të cilat janë urdhëruar të paguajnë një gjobë 8,000 euro dëmshpërblim për Brigitte Macron dhe 5,000 euro për vëllain e saj, Jean-Michel Tronier, i cili i kishte paditur.
Brigitte Macron nuk ishte e pranishme në gjykatë gjatë seancës gjyqësore kur u bë i ditur vendimi.
Dy gratë ndihmuan në përhapjen e thashethemeve në vitin 2021, përmes një “interviste” 4-orëshe të transmetuar në kanalin e njëra-tjetrës në YouTube. Ato pretenduan se gruaja e presidentit francez kishte qenë dikur një burrë i quajtur Jean-Michel, një e pavërtetë që u bë virale.
Gjatë intervistës dy gratë treguan foto të Brigitte Macron dhe familjes së saj, iu referuan operacioneve që dyshohet se iu nënshtrua, pretenduan se nuk është nëna e tre fëmijëve të saj dhe dhanë informacione personale për vëllain e saj.
Vetë presidenti Emmanuel Macron foli për këto thashetheme që ishin përhapur gjatë muajit mars dhe u shpreh se e kishin lënduar atë dhe kishin ndikuar në jetën e tij private. Ndërkohë, Zonja e Parë nuk është e vetmja e cila është vënë në shënjestër të thashetheme të rreme. Ish-zonja e parë e SHBA-së, Michelle Obama, zëvendëspresidentja dhe kandidatja presidenciale e SHBA-së, Kamala Harris, dhe ish-kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern kanë qenë gjithashtu shënjestër e dezinformatave për gjininë ose seksualitetin e tyre.
Klan News