Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan ka ardhur një video nga fëmijët e shkollës 9 -vjeçare “Vasil Shanto”, ku duket fusha sportive pa drita dhe vetë fëmijët që kërkojnë dritat.
Profesori: Jemi këtu tek shkolla “Vasil Shanto”, ku Vilson Kasaj, ka hequr dritat e shkollës. Dritat, të cilat janë vendosur me interesimin e prindërve. Ka ardhur në mes të ditës, nga ora 12 e drekës dhe ka hequr dritat e fëmijëve. Këtu janë të gjithë nxënësit e shkollës, edhe fëmijët e kominitetit, që duan të luajnë, të organizojnë aktivitete. Dritat janë hequr! Tashmë fëmijët janë në errësirë!
Dy prej mësuesve të tyre shprehen se prej 4 vjetësh ky terren është i tyre. Por në janar 2024 e mori shoqata “Pro Talents Tirana” dhe Vilson Kasaj iu tha që të dilnin jashtë. Mësuesit tregojnë se u dhanë 600-1 milionë lekë në muaj që të rrinin por pas njëfarë kohe, ai i nxorri sërish jashtë.
Profesori: 600 mijë lekë ke marrë, 600 mijë lekë ke marrë, 600 mijë lekë ke marrë!
Profesori: Vilson Kasaj me Pro Talent, 600 mijë lekë në muaj!
Profesori: Zotëri, ti je i favorizuar dhe vë gjoba!
Mësuesit thonë se Vilson Kasaj ka shkelur pikën 9 të kontratës duke e marrë vetë në përdorim, por duke ia dhënë me qira të tretëve. Fëmijët luajnë në këtë terren çdo të martë, të enjte dhe të shtunë pa drita. Prindërit mundohen t’u bëjnë dritë me celularë. Madje në vend ka shkuar edhe policia për t’i nxjerrë jashtë.
Me heqjen e dritave nuk janë dëmtuar vetëm fëmijët që luajnë, por edhe ata të shkollës “Vasil Shanto” që nuk kanë zhvilluar lëndën e Edukimit Fizik.
Fëmijët: Duam dritat!/tvklan.al