Për problemin e mungesës së dritave në fushën sportive të shkollës “Vasil Shanto”,  emisioni “Stop” në Tv Klan kontaktoi me zotin Vilson Kasaj, i cili flet për ndryshime në kontratë. Por sipas tij, derisa çështja të zgjidhet fëmijët do të kenë drita.

Për problemin në fjalë, vendoset në dijeni përgjegjësi i menaxhimit të fushave sportive në bashkinë e Tiranës, Trëndafil Brati, i cili shpjegon se Vilson Kasaj ka marrë një leje kontratë për fushën. Aktiviteti i tij do të verifikohet nëse ka zbatuar rregullat. Ndërsa profesorit tjetër do t’i jepet një terren sportiv po aty afër dhe fëmijët do të kenë drita, derisa çështja të zgjidhet në mënyrë përfundimtare.

Pas ndërhyrjes së “ Stop”, dritat vijnë dhe fëmijët falenderojnë për zgjidhjen./tvklan.al