Shikoni me kujdes këto pamje dhe gjeni se çfarë kanë të përbashkët. Në njërën shfaqen disa fëmijë që zhvillojnë një orë mësimi, ndërsa në pamjen tjetër banorë të një fshati që shijojnë mezet dhe rakinë në lokalin e tyre.
Në fakt për të gjetur përgjigjen e këtij kuici nuk është e vështirë. Mjafton të shkosh në fshatin Kallm të Vogël të Fierit.
Dy pamjet i përkasin të njëjtit ambient. Lokali i vetëm i fshatit paradite shfrytëzohet si shkollë ndërkohë që mbasdite kryen funksionin e vërtet, kafe, raki dhe meze për të gjithë.
“Fare s’jam e kënaqur sepse këtu mungojnë të gjitha për shembull këto bankat mungojnë. Pse të ulen për shembull tre fëmijë, në vend që të ulen dy?”
“…e kanë kthyer në shkollë.”
“Kështu nuk mësohet. Fëmijët tanë ne duam t’i shkollojmë, duam që të mësojnë, të ecin përpara, por me këto kushte siç janë aty pesë fëmijë në një bankë nuk bëhet”.
“Dyqan është, ça është? E bënë shkollë, për ça? Për t’u tallur Kallmi këtu. Jo ne duam shkollë. Unë fëmijët nuk i lë në shkollë më.”
Ja çfarë gjetëm në orët e pasdites.
“Jo, more lokali është lokal o vëlla. Do pi një kafe çdokush që kalon këtu xhanëm, plus edhe shokët tanë, edhe miqtë këtu. Është lokal për t’u çlodhur, nuk është i përshtatshëm për fëmijët, për shkollë.”
“Ne ulemi si çdo mbasdite këtu dhe çdo mëngjes, kupton, për të pirë një kafe. Këtu s’plotësohet asnjë lloj kushti për mësim. Të themi dhe për nevojat personale, këtu s’ka as për fëmijët, asgjë”.
“Këtu është lokal, o vëlla për të pirë, për të pirë alkool. Tashi fëmijët ku të mësojnë këtu? Të marrin erën e alkoolit apo tymin e duhanit?
Marrja me qira e lokalit gjatë paradites përveçse është parë si zgjidhja e vetme nga drejtuesit e komunës, ka kënaqur së tepërmi pronarin e kafenesë, i cili tashmë mund të krenohet që lokali i tij nuk është vetëm për meze dhe raki, por edhe djepi i dijes për vogëlushet e fshatit që nuk dihet se deri kur do të mësojnë në të tilla kushte./tvklan.al