Lamine Yamal hyri në histori si golashënuesi më i ri në moshë në një kampionat europian. Specialistët e futbollit në studion e “Kampionëve” folën me superlativa për talentin e Barcelonës.

Menaxheri i futbollit Sokol Haxhia tha se lojtarë të tillë janë me shumë klas dhe në të ardhmen ka për të dhënë shumë.

Sokol Haxhia: Ky është një lojtar që bëri një gjest teknik sikur ka një jetë që luan futboll, sikur është 30 vjeç. Ky ka për të na kënaqur në vitet e ardhme duke e parë me spektaklin që do të japi në fushë. Këta janë lojtarë që lindin shumë rrallë dhe ky ka për të ndjekur rrugën e Ronaldos dhe të Mesit.

Trajneri Alban Bushi e ka krahasuar Lamine Yamal me legjendat e futbollit si Pele, Mesi dhe Maradona.

Bushi: Nivel i lartë , patjetër. Momenti që mori harkun e mendova që mund ta çonte topin aty. Lojtarët e Francës duhet t’i rrinin më afër. Pavarësisht se nuk përvojë është lojtar i nivelit të lartë. Pozicioni i tij sot ishte më brenda. Nuk ka luajtur në vijë sepse nuk do kapte shume top përballë Hernandez, Aty u ndje më mirë. Kishte me shume hapësirë Jesus Navas.. Trajneri e kishte spostuar më brenda Yamal, luante më mirë dhe mendoj se është një pozicion i ri për të  dhe një lojtar i mirë luan kudo në sulm. Lindin rrallë këta lojtarë, Maradona, Pele, Mesi që janë në këtë moshë në këtë nivel.

/tvklan.al