Sulmuesi Barcelonës, Ferran Torres ka pësuar një tërheqje muskulore dhe do të jetë jashtë fushës për një periudhë të pacaktuar.
Lojtari 24-vjeçar do të mungojë në ndeshjet e Spanjës në Ligën e Kombeve kundër Danimarkës më 12 Tetor dhe ndaj Serbisë tri ditë më pas, konfirmoi trajneri i kombëtares Luis de la Fuente.
Sipas mediave spanjolle, që të mund të rekuperohet plotësisht, Ferran Torres mund të qëndrojë në infiermeri për një periudhë nga gjashtë deri në tetë javë pasi ai mori lëndimin në fitoren 3-0 të Barçës kundër Deportivo Alaves.
Nga testet e kryera rezultoi se ai e ka dëmtimin në muskulin e brendshëm të kofshës së djathtë.
Barcelona është në mesin e një krize dëmtimesh me Dani Olmo, Gavi, Fermin Lopez, Andreas Christensen, Ronald Araujo dhe portierin Marc-Andre ter Stegen mes lojtarëve që janë duke u rekuperuar.
Për trajnerin Hansi Flik dëmtimi i Ferran Torres është shqetësues, pasi opsionet në ofensivë për blaugranat janë të pakta. Futbollisti ka luajtur në 10 ndeshje për Barcelonën në këtë sezon.
Klan News