Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
51 filma gjithsej do të startojnë në Festivali Kombëtar të Filmit, i cili do të shfaqet në datat 24-27 Prill. Realizuesit e këtij festivali me president Kristaq Dhamo dhe drejtori i Qëndrës Kinematografike Petrit Beci kanë zbuluar surprizat e edicionit te 11-të të filmit. Dhjetë filma artistik, 27 dokumentar dhe 14 filma vizatimor do të jenë konkuruesit. 5 kineast kosovar dhe nga maqedonia do të konkurojnë përkrah kineastëve shqiptar.
Rreth 12 çmime do të kurorëzojnë në natën e fundit më të mirët, mbrëmje e cila do të transmetohet nga Tv Klan. Ky film do të sjell në shqipëri emra të njohur kineastësh të huaj nga vendet fqinj. Njëri prej tyre do të jetë edhe Xhani Amelio, i cili e ka konfirmuar tashmë ardhjen e tij në Shqipëri.
Festivali i Filmit është konceptuar të shfaqet në tre salla. Filmi artistik dhe vizatimor në kinema Milenium, filmi dokumentar në Teatrin e Rubairave dhe filmi i retrospektives kosovare në sallën DEA të pallatit të Kulturës.
Do të jenë gjithsej dy juri që do të nxjerrin edhe fituesit. Filmat që do të konkurojnë në zhanrin artistik, do të jenë “Dasma e Sakos”, “Bolero”, “Kolonel Bunker”, “Funeral Biznes”, “Porta Eva”, si dhe filmi më i ri televiziv realizuar nga Tv Klan “Unë ti dhe Kasandra”./tvklan.al