Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kompania më e madhe e telefonisë celulare AMC ka zhvilluar një aktivitet të madh festiv, për të nisur kështu punën për vitin 2003. Miq, abonentë, punonjës, si dhe të ftuar të AMC, kanë shijuar për disa orë të këndshme darkën koncert, me pjesëmarrjen e këngëtarëve dhe grupeve më të njohura të muzikës shqiptare.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të AMC, Stefano Oktapodas, kjo kompani do të ofrojë shërbime edhe më të mira për këtë vit.

Stefano Oktapodas:- “Organizojmë këtë mbrëmje me miq abonentë dhe personelin AMC. Dua të falenderojë këta të fundit, për punën e mirë të vitit që shkoi. Një gjë e tillë reflektohet edhe tek rezultatet që AMC ka arritur, si kompania më e madhe e telefonisë celulare në vend. Dua të sigurojë të gjithë abonentët, që ne do të ofrojmë një shërbim akoma më të mirë gjatë vitit 2003”.

Festa ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit./tvklan.al