Sheshi legjendar Cibeles në Madrid u bë epiqendra e festimeve për suksesin e Spanjës në Euro 2024. Rikthimi i trofeut kontinental në këtë vend pas 12 vitesh solli eufori te spanjollët.

Në festë ishin shumë qytete të vendit iberik edhe Mataro, ku ka lindur talenti Lamine Yamal, i cili u shpall lojtari më i mirë i ri i Europianit.

Të mërzitur ishin anglezët, të cilët u zhgënjyen sërish, pasi mbetën përsëri pa një trofe. Gëzimi i vetëm, por që nuk zgjati shumë ishte goli i barazimit të përkohshëm.

Pubet edhe pse kishin leje të qëndronin më gjatë, nuk patën festë. Më pas rrugët u boshatisën, ku mbetën vetëm forcat e rendit që ishin në gadishmëri në rast se përfaqësuesja angleze do të shpallej kampione.

Tv Klan