Ekipi i Cristian Shpendit mundi Pescara-n minimalisht në shtëpi
Çezena rikthehet në Serie B pas një pritjeje 6-vjeçare.
Skuadra nga Emilia Romanja fitoi 1 – 0 takimin e së shtunës kundër Peskarën, duke siguruar pikët e mjaftueshme, me 14 më shumë se sa vendi i dytë.
Takimi u vendos nga goli me kokë i Edoardo Pierozzi-t në fund të ndeshjes, duke bërë që 15 mijë spektatorët në stadiumin “Manuci” të shpërthenin në festë.
Në këtë sukses të skuadrës së Çezenës, një meritë të madhe ka sulmuesi shqiptar Kristian Shpendi, i cili deri më tani ka shënuar 20 gola në kampionat dhe ka dhënë 6 asiste në 30 takime të luajtura.
Në total në të gjitha kompeticionet ai ka luajtur 2285 minuta.
Në total, ekipi ka realizuar në Serie C, 71 gola në këtë vit futbollistik.
Lojtari i përfaqësueses Shpresa është vetëm 2 gola larg rekordit të Dario Hubner, si shënuesi më i mirë në një vit futbollistik për Çezenën.
Klan News