Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Kanë nisur festimet me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së poetit tonë kombëtar Nami Frashëri. Kështu në ambientet e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës është zhvilluar një jubile festiv, me këngë, valle, balet e recitime. Merrte pjesë në këtë aktivitet edhe Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani, ministra të kabinetit qeveritarë dhe përfaqësues të lartë të komuniteteve fetare në Shqipëri.
Ky aktivitet është një nismë e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, me mbështetjen e Këshillit të Ministrave. Ndërkohë, ky është aktiviteti i parë që nis festimet me rastin e 100 vjetorit të poetit. Në ditën e nesërme do të jetë një konferencë shkencore, që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve me temë “Naim Frashëri dhe Kultura Shqiptare”. Kjo konferencë është organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Universiteti i Tiranës.
Ndërkohë po në kuadrin e festimeve me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së poetit tonë kombëtar, po përfundojnë edhe restaurimet e busteve të vëllezërve Frashëri në lulishten përballë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora