Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Festivali 38 i Këngës që i takon vitit ’99, duket se do ti ngjasoj dhe përafrohet atij të Pranverës. Mjaft emra të rinj konfirmuar si fitues të fazës së parë, duke skualifikuar të njohurit dhe me shumë çmime për vite me radhë në këto festivale. Festivali 38 i Këngës në Radio Televizion do të mbahet mend si përmbyllësi i këtij fundshekulli.
Janë lënë jashtë konkurimit fituesit e vitit të kaluar Luan Zhegu, Arbërie Hatergjonaj, Irma dhe Eranda Libohova, Redon Makashi, Spirit Voice, si dhe autore Flamur Shehu dhe Ferdinand Deda. Sivjet dalin në pah rastet e paraqitjes së një autori me tre këngë duke shtuar radhët e autorëve me emrat e të afërmve të tyre.
31 Tetori është caktuar data e paraqitjes së kasetave me këngët e përfunduara nga këngëtarët. Sivjet nuk ka patur tolerime për zgjatje të afatit pranues. Është bërë përzgjedhja mes 105 të paraqiturve me materialet e tyre ndër të cilët më të kompletuarit u zgjodhën 32. Vetëm 11 emra jashtë trojeve si Gili dhe Fitnete Tuda. Shumë kantautore femra evidentohen këtë vit si Dilo e Bektashi si dhe të tjerë formulues muzike marrin pjesë këtë vit.
Gjithësesi le të shpresojmë se ky eveniment i fundshekullit të lërë shijen e mirë tek fituesit e këtij viti./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti