Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Ka përfunduar dje në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës spektakli konkurs për fëmijë “Tik tak 1 Qershor”. Nën prezantimin e Ketrin Gjoçaj, kanë konkuruar midis tyre 40 fëmijë ku 20 prej tyre kanë qenë nga Kosova. Talente në fusha të ndryshme si muzikë, balet, pikturë dhe poezi, këta fëmijë në ditën nderkombëtare të tyre, janë kurorëzuar me çmime.

Konkursi ka zgjatur tre ditë dhe dje kanë dalë fëmijët fitues. Një juri prestigjoze ka vlerësuar këta fëmijë, kryetare e së cilës ka qenë e mirënjohura Pavlina Mani. Çmimin e parë e ka merituar 10 vjeçarja nga Gjirokastra Semine Azizi. Me një interpreim shumë të mirë ajo ka luajtur në piano dhe ka kënduar këngën e Tefta Tashko Koços, duke u vlerësuar si më e mira e këtij festivali fëmijësh.

Çmimi i dytë dhe i tretë i është dhënë dy fëmijëve të tjerë talent në balet dhe pikturë. Ky festival fëmijësh është organizuar nga agjensia publicitare Ajzberg./tvklan.al