Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Festivali 11 i Filmit ka vazhduar sot pasdite me shfaqjen e filmave artistikë në Kinema “Millenium” dhe ata dokumentarë në Teatrin e Rubairave. Filmi “Bolero” i regjisorit Besnik Bisha ka nisur aktivitetin e pasdites. Pasi janë prezantuar protagonistët “Bolero” dhe një pjesë e realitetit të hidhur shqiptar është shfaqur për të pranishmit. Ky film është prezantuar dhe në festivale ndërkombëtare madje ka marrë edhe çmim.

Më pas është shfaqur filmi “Kolonel Bunker”. I njohur jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj filmi i regjisorit Kujtim Çashku i prezantuar për herë të parë më 1996 u radhit për konkurim në Festivalin e 11-të të filmit shqiptarë. Sot në Teatrin e Rubairave janë shfaqur pesë filma dokumentarë./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego