Rubrika “ Ka një mesazh për ty” në Tv Klan solli sot një surprizë dhe një befasi mjaft të bukur për zonjën Resmie, e cila feston 80-vjetorin. Fëmijët e saj jetojnë të gjithë jashtë vendit, por ata kanë vendosur t’i bëjnë një suprizë të bukur, prandaj kanë kërkuar edhe ndihmën e programit.
Drejtuesi i emisionit, Ardit Gjebrea ka shkuar personalisht për t’i dërguar mesazhin zonjës Resmie dhe për ta çuar tek vendi ku është organizuar edhe surpriza. Ajo emocionohet pafund kur hap derën dhe shikon që përballë saj qëndron Ardit Gjebrea.
Resmie: O të keqen. Po unë kisha mall kur të shikoja.
Ardit Gjebrea: Po si je?
Resmie: Mirë. Urdhëroni brenda!
Ardit Gjebrea: Për ty kam ardhur! Më dëgjo me vëmendje se sot do të dedikohem ty.
Resmie: Të keqen Arditi. Je kaq i mirë.
Ardit Gjebrea: Unë po iki, gocat do të bëjnë të bukur dhe pas një ore do vij të të marr dhe do ikim bashkë diku.
Resmie: Po këtu tek unë ç’kërkove?
Ardit Gjebrea: Për ty kam ardhur!
Resmie: Po ku e gjete shtëpinë time ti?
Ardit Gjebrea: Ma treguan!
Resmie: Kush të tregon?
Ardit Gjebrea: Ehh të gjitha do t’i them unë ty?
Resmie: Po çfarë do marrim ndonjë gjë kështu? Raki të mirë! /tvklan.al