Federata e Futbollit në Maqedoninë e Veriut, ka zgjedhur presidentin e ri. Në krye të futbollit është zgjedhur sish-futbollisti, Masar Omeragic.

55-vjeçari merr postin pak kohë pas dorëheqjes së Muhamed Sejdinit. Ky i fundit u largua më 17 Nëntor, pas arritjeve të mëdha, si kualifikimi në Europian për herë të parë në histori.

Këtë të Diel në Maqedoninë e Veriut, u mbajtën zgjedhjet e reja, ku president u zgjodh Omeragic.

Ish-mesfushori, në fjalën e tij tha se synimi primat është që të rikthejë legjendat e futbollit maqedonas në FFM. /tvklan.al