Muamed Sejdini ka dhënë dorëheqjen nga posti si president i Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Sejdini ka vendosur të largohet, pas shtatë viteve si pjesë e këtij institucioni, ku arritjet ishin të mëdha.

Padyshim suksesi më i madh, ishte kualifikimi historik për në Euro 2020. Teksa njoftoi dorëheqjen, Sejdini ka thënë se vendimi vjen pas një reflektimi, ku doli në përfundimin se është momenti i duhur për ndryshim.

“Pas 7 viteve të jashtëzakonshme dhe të mbushura me arritje historike, kam vendosur të tërhiqem nga pozita e Presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Ky vendim vjen si rezultat i reflektimit tim për një moment të përshtatshëm ndryshimi, pas një periudhe që do të mbetet si më e suksesshmja në historinë e futbollit tonë”, shkruan Sejdini.  

Sejdini do të jetë në krye të Federatës deri më 22 Dhjetor, kur do të organizohen edhe zgjedhjet e reja.

/tvklan.al