Kroatët zgjedhin sot Presidentin e tyre të ri. Rreth 3.8 milionë kroatë do të zgjedhin një nga tetë kandidatët, tre prej të cilëve janë gra.
Deri më tani sondazhet e opinionit favorizojnë presidentin aktual Zoran Milanoviç i cili gjatë mandatit të tij që skadon më 18 Shkurt, është përplasur me kryeministrin Andrej Plenkoviç për politikat e jashtme pasi ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian dhe NATO-n për mbështetjen e tyre për Ukrainën.
Rivali i tij kryesor i mundshëm midis tetë pretendentëve për postin kryesisht ceremonial është Dragan Primorac, i mbështetur nga partia që aktualisht qeveris vendin. Këta të dy pritet të përballen me njëri-tjetrin në balotazhin e 12 Janarit, që do të përcaktojë kreun e shtetit kroat për 5 vitet e ardhshme.
Klan News