Ezio Maria Simonelli është zgjedhur si presidenti i ri i Lega Serie A në Itali. 64-vjeçari mori shumicë votash në kuvendin e mbajtur, duke triumfuar ndaj rivalëve.
Simonelli mori 14 vota, kundrejt dy kandidatëve të tjerë, Dal Pino me 12 vota dhe Casini me 11 vota.
I lindur në Macerata në vitin 1958, Simonelli u diplomua për ekonomi dhe tregti në Universitetin e Perugias në vitin 1980. Pasi u transferua në Milano, në rolin e tij si kontabilist bashkëpunoi me Silvio Berlusconin, duke u bërë ndër të tjera pjesë e kompanive që rrotulloheshin rreth ish-kryeministrit.
Ai kandidoi më herët për president në Serinë B, por nuk siguroi votat e mjaftueshme, ndërsa tani emërohet president i Lega Serie A. /tvklan.al