Në pritje të Kupës së Botës 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada, FIFA ka marrë edhe kandidaturat për dy edicionet e radhës. Kombet që shpresojnë të fitojnë të drejtën për të mbajtur ngjarjen më madhore të futbollit kanë depozituar tashmë kërkesën për të pritur Botërorin.
Në garë për vitin 2030 është treshja Spanjë-Portugali dhe Marok, ndërsa Arabia Saudite gjendet e vetme për të pritur Botërorin 2034.
Për më tepër, në nder të 100-vjetorit të edicionit të parë të mbajtur në 1930, Botërori i pas 6 viteve janë gjendur të gatshëm për të bashkëorganizuar Argjentina, Paraguaj e Uruguaj. Për herë të parë në histori, gjithmonë nëse oferta e vitit 2030 pranohet, Kupa e Botës për meshkuj do të luhej në tre kontinente.
Dosja e kandidaturës, e cila detajon vizionin dhe planifikimin teknik në drejtim të transportit, akomodimit dhe sigurisë, paraqet edhe qytetet pritëse dhe stadiumet e propozuara nga vendet pritëse.
Vendimi përfundimtar për organizimin e Botërorit 2030 do të merret në Kongresin e FIFA-s, më 11 Dhjetor 2024.
Klan News